Kryeministri Edi Rama ndodhet në Romë për të marrë pjesë në Forumin ndërqeveritar të bashkëpunimit rajonal mes vendeve të Europës Qëndrore e Jugore, InCe, që do të zhvillohet sot në ambientet e Ministrisë së Jashtme Italiane.
Ky takim do të drejtohet nga Kryeministri italian Giuseppe Conte e marrin pjesë 17 vende; 9 prej tyre janë anëtare të Bashkimit Europian; Bullgaria, Kroacia, Italia, Polonia, Republika Çeke, Rumania, Sllovakia, Sllovenia e Hungaria.
Ndërsa 5 të tjera vende me perspektivën e hyrjes në BE si Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut, Bosnja, Hercegovina e Mali i Zi.
Po ashtu në forum do të marrin pjesë edhe tre vende të tjera Moldavia, Ukraina e Bjellorusia.
Pas 18 vitesh i takon Italisë të marrë Presidencën e radhës së InCe që përkon dhe me 30 vjetorin e krijimit të këtij Forumi. /Gazeta Liberale