Aktualitet

Rama: S’ka shpërblime, darka e valle për festat e fundvitit

               Publikuar në : 09:00 - 06/12/19 liberale

Në mbledhjen e sotme të qeverisë, kryeministri Edi Rama ka thënë se nuk është e vërtetë që punonjësit e administratës janë detyruar të japin rrogat për të prekurit nga tërmeti dhe se çdo gjë është bërë vullnetarisht.

Më tej kryeministri ka thënë se nuk do të ketë shpërblime, as darka dhe as valle për Vitin e Ri.

“Po kalojmë një vendim për krijimin e fondit të veçantë, që ndalon përdorimin e fondit të veçantë për veprimtari për social kulturore dhe shpërblim për vitin e ri. I falenderoj të gjithë ata që kanë marrë pjesë në dhurim, kryetarë bashkishë, drejtues institucionesh. Refuzoj atë shpifjen që kemi detyruar punonjësit të japin rrogën se nuk kemi lekë. Asgjë nuk është bërë me detyrim. Ne vetë i dedikuam rrogën e nëntorit, kryetarë bashkish bënë të njëjtën gjë. Jo darka e valle për vitin e ri, të organizohemi të gjithë që të gjitha institucionet t të ndajnë një pjesë së kohës së festave për të vizitua njerëzit, të cojnë dhurata për fëmijët”, tha Rama./Gazeta Liberale

Tags: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back