Aktualitet

Rama- shqiptarëve: Po bëjmë gjithçka për mbijetesën tuaj

               Publikuar në : 20:19 - 30/03/20 liberale

Kryeministri Edi Rama ka thënë në studion e emisionit “Top Talk”, se gjatë muajit maj do të dalë në tregjet kapitale për të kërkuar financim, qoftë edhe nëpërmjet borxheve, por nuk ka preferuar të japë një shifër për vlerën që do të kërkohet.

Kryeministri ka thënë më tej, se ka bërë cdo gjë për ekzistencën e shqiptarëve, duke theksuar se në kohë lufte nuk flitet për jetesë, por për mbijetesë.

“Ne do të dalim në maj në tregjet e kapitaleve dhe në tregjet e kapitaleve duhet të demostrojmë që jemi një vend i financueshëm dhe jo një vend i shkatërruar financiarisht. Nuk mund ta themi vlerën, ishte në plan edhe më përpara për t’u bërë, do të bëhet në kushte shumë më të ndryshme dhe shumë më të vështira. Por po e thosha për të thënë që njerëzit duhet të kuptojnë që kjo nuk është një histori që shko, dil merr borxhe sepse është njësoj sikur ke një shtëpi dhe e ke të pamundur të gjesh një budalla që të japë borxh shumëfishin e vlerës e shtëpisë që ke.

Nga ana tjetër ne kemi bërë, po bëjmë dhe do të bëjmë deri në fund maksimumin për ekzistencën, dua ta theksoj këtë fjalë. Të gjithë atyre që me shumë të drejtë ndihen të shqetësuar ndihen të pasigurt, kanë ankth dhe kanë një problem ekonomik që i streson në mënyrë të vazhdueshme, dua ta përsëris që ne do të bëjmë gjithçka për ekzistencën. Ekzistencën në një luftë. Në luftë nuk jetohet, në luftë ekzistohet, mbijeton. Dhe kemi filluar me ata që janë më të dobët, të cilëve me masat që kemi marrë u garantojmë plotësisht ekzistencën, jo fitimet e munguara, por ekzistencën dhe këtu e kam fjalën për biznesin e vogël. Po ndjekim me shumë vëmendje trendin e papunësisë që sigurisht rritet, si në të gjithë vendet. Dhe sektorë që kanë nevojë për mbështetje si turizmi apo ndonjë sektor tjetër”, ka thënë Kryeministri./Gazeta Liberale

Tags: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back