Aktualitet

Rama shpërndan videon me breshkat nga zyra e tij, lutet për më shumë shi

Shkruar nga Liberale
Rama shpërndan videon me breshkat nga zyra e tij, lutet për më

Kryeministri Edi Rama ka treguar edhe njëherë se fokusi i tij dhe partisë që drejton janë zgjedhjet lokale të 2023.

Ai ka shpërndarë një video nga selia rozë, ku pasi përshëndetur dy breshkat që ndodhen aty, jep edhe një mesazh për zgjedhjet.

Sipas tij, Partia Socialiste ka nisur rrugën për të fituar një tjetër betejë, atë të zgjedhjeve vendore.

“Për të nisur një rrugë të re drejt një fitore të re të zgjedhjeve vendore. Dialog me komunitetet në të gjithë Shqipërinë për qeverisjen vendore dhe sfidat e përbashkëta. Paçit të gjithë javë të mbarë dhe me sa më shumë shi. Shiu nuk duhet të na harrojë sepse na duhet për të luftuar inflancionin e luftës. Nuk e kemi sjellë ne por duhet të bëjmë çmos për ta luftuar”, shprehet Rama.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH