Aktualitet

Rama shkon në Bruksel për të diskutuar situatën mes Kosovës e Serbisë

Shkruar nga Liberale
Rama shkon në Bruksel për të diskutuar situatën mes

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një takim në Bruksel me Presidentin e Këshillit të Europës Charles Michel. Takimi është parashikuar të xhvillohet në orën 12:30 dhe mësohet se në fokus do të jenë zhvillimet mes Kosovës dhe Serbisë.

Kjo është lëvizja e radhës nga ana e kryeminsitrit Rama për të ndërmjetësuar një dialog mes Prishtinës dhe Beogradit zyrtar. Më herët ai i ka dërguar një letër presidentit francez Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman Olaf Scholz për të zbatuar planin franko-gjerman për dy vendet. Po ashtu, ai ka propozuar dhe një draft-asocacion për dy vendet më herët

Kujtojmë se ditën e sotme Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian do të diskutojnë për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, dhe tensionet e fundit mes dy vendeve. Pritet që para ministrave të raportojë kryediplomati i BE-së, Josep Borell, dhe më pas të vazhdojnë diskutimet në këtë temë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH