Aktualitet

Rama: Shërbimet nga Kadastra do merren online, me telefon ose postë

Shkruar nga Liberale
Rama: Shërbimet nga Kadastra do merren online, me telefon ose postë

Duke filluar nga dita e nesërme, Kadastra do të ofrojë shërbim online për pronat dhe çdo qytetar mund të kryej shërbimet nga shtëpia.

Kryeministri Edi Rama bashkë me kreun e Hipotekës, Artan Lame kanë prezantuar risinë, ndërsa kreu i qeverisë thotë se kjo do të shmangë kontaktin e drejtpërdrejt me zyrtarët dhe sekserët.

Që nga 1 janari, shërbimet kadastrale bëhen me aplikim online dhe me futjen e vulës elektronike edhe pjesa e shërbimit do të jetë online. Nuk do të jetë më mundësia për të shkuar fizikisht për të marrë shërbime sepse gjithçka do të bëhet nga shtëpia nga telefoni apo kompjuteri. Me aplikimet online procedurat kanë ndryshuar. Pas përfundimit të materialeve në një afat 7 deri në 21 ditë, përgjigja merret në Postë”, tha Rama.

Kreu i qeverisë thotë se me këtë mori fundi kalvari 30 vjeçar i hipotekave dhe se dokumenti i pronës do të mund të merret pa lëvizur, nga shtëpia ose nga celulari apo kompjuteri më i afërt, në vetëm pak minuta.

Nga ana e tij, Lame tha se janë miliona dokumente që janë vendosur në sistem online.

Qytetari me këto shërbimet e pronës ka tre elemente, e para ku, e dyta kur dhe e treta si. Aplikikimi bëhet online dhe nëse arrihet të paguhet me kartë, përgjigja merret brenda pesë minutave. Nga 4 mln e 100 mijë prona që ka Shqipëria, për 1 mln 700 mijë prona shërbimet merret brenda pesë minutash. Edhe për pronat e tjera që nuk janë në sistem, shërbimi merret pa u takuar fare me Artan Lame, por përgjigja nuk do të jetë në moment. Kështu zhdukim kontaktin me publikun. Një kategori mbetet dhe për këtë po bëjmë sportele të dedikuara nëpër drejtori, pra për ata që thonë se kam një pronë në vitin ’31. Nga dita e nesërme, për 1mln e 700 mijë prona, përgjigja merret brenda pesë minutash pasi bëhet pagesa. Kadastra ka trashëguar 50 mln dokumente. Me këtë sistem, hedhim rreth 12 mln dokumente. Koha e shërbimit ulet në tre deri në pesë minuta”, theksoi ai.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH