Aktualitet

Rama: S'duhet të cojmë dëm asnjë ditë, për t’u marrë me e "lagu s’e lagu" me opozitën

Shkruar nga Liberale
Rama: S'duhet të cojmë dëm asnjë ditë, për

Në mbledhjen e parë të qeverisë për mandatin e tretë, kryeministri Edi Rama ishte i prerë me ministrat e qeverisë ndërsa tha se kush shkel kodin e etikës, do të përballet me ligjin.

Ndër të tjera kryeministri u ndal edhe në reagimet e qeverisë ndaj akuzave të opozitës, ku paralajmëroi hapjen e një faqeje on line, përmes së cilës do të marrë përgjigje me shkrim çdo akuzë e ngritur.

“Nuk do kundërpergjigjemi me varianitn e vjetër konferencave të shtypit të opozitës. Ka derdhur kupën e durimit të popullit, me akuza e kundër akuza.

Ne kemi vetëm 4 vjet në dispozicion për të bërë të gjithcka, shqiptarët na bënë shumicë, nuk duhet të cojmë dëm asnjë ditë e orë, për t’u marrë me e lagu s’e lagu me opozitën. Në pak ditë qeveria do ketë një faqe on line ku qeveria do të përgjigjet me shkrim, dhe do të mbajë përgjegjësi, kush nuk do thotë të vërtetën do marrë përgjegjësinë morale.

Në mbledhjen e parë të kabinetit të ri, vendin nuk ta mbaj unë por duhet ta mbash vetë. Dyshemeja e qeverisë është ligji. Kush shkel në dërrasë të kalbur, punën e ka me ligjin.

Do ju mbështes pa kursim në përpjekjet për arritjen e objektivivave, do ju mbroj e mbështes por s’do më keni pas as mua as PD kush do hedh një hap kundër zyrës së shtetit. Familja ime nuk ka lidhje me punët e shtetit. Do ju kërkoja t’i mbani larg familjet tuaja nga dyert e zyrave të shtetit. Nga fondet publike, dhe nga kërkesat e të tretëve, qoftë kushërinj apo krushq. Nga fjalët e akuzat nuk do shpëtoni kurrë, nëse do punoni fort duhet të mësoheni me këtë, mundi e puna janë ato që vlejnë që mbeten. Përqëndrohuni në punë, jo në agresionet e padrejta. Sa më shumë të përpiqeni aq më shumë do të goditeni", tha Rama.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH