Aktualitet

Rama: Rritet niveli i prodhimit në det me ‘koshat notues’

Shkruar nga Liberale
Rama: Rritet niveli i prodhimit në det me ‘koshat notues’

30 mijë ton prodhime deti parashikohen të arrihen brenda një viti nga akuakultura. Kështu shprehet kryeministri Edi Rama teksa ka ndarë disa fotografi në Facebook, ku shton se prodhimet detare me kosha notues vijojnë të rriten. Sipas kreut të qeverisë, synohet eksporti nga Evropa në Japoni.

“Akuakultura si vlerë e shtuar e ekonomisë blu. Vijon rritja e niveleve të prodhimit në det me kosha notues, ku kapaciteti i prodhimit parashikohet të shkojë rreth 30,000 ton, në funksion të eksporteve shqiptare nga Europa në Japoni, si edhe të tregut vendas”, është shprehur kreu i qeverisë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH