Aktualitet

Rama rendit projektet në Ankara: Ditë bashkëbisedimesh të detajuara

Shkruar nga Liberale
Rama rendit projektet në Ankara: Ditë bashkëbisedimesh të

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka kryer disa bashkëbisedime me sipërmarrje të ekselencës turke për disa projekte në vend.

Ndër projektet janë ndërtimi i fabrikës së vaksinave, Teknopark Albania, sistemi i kontrollit të territorit me dronë superinteligjentë sie dhe në tërësi programi i mandatit të tretë për infrastrukturën kombëtare.

Prej dje Rama ndodhet në Turqi për një vizitë 2-ditore.

STATUSI NGA EDI RAMA

Ankara – Ditë bashkëbisedimesh të detajuara me sipërmarrje të ekselencës turke për:

* Ndërtimin e fabrikës së 7 llojeve të vaksinave, si zemra e një qendre të klasit të parë të prodhimit farmaceutik

* Teknopark Albania, një qendër e teknologjisë së lartë në periferi të kryeqytetit, për kompanitë HighTech, Start Up-et e kërkimin shkencor, sipas modelit të suksesshëm të jetësuar në Turqi, si katalizator i transformimit ekonomik e social dhe krijimit të vendeve cilësore të punës për të rinjtë

* Sistemin e kontrollit të territorit të vendit me dronë superinteligjentë, për prodhimin e të dhënave në kohë reale mbi rrugët, bregdetin, tokën bujqësore, pyjet, rendin publik natyrisht e të tjera akoma

* Programin e Mandatit të Tretë për infrastrukturën kombëtare

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH