Aktualitet

Rama reagon për dhunën në Kuvend: Opozita të distancohet nga kjo sjellje e turpshme dhe t’i shërbejë Kosovës

Shkruar nga Liberale
Rama reagon për dhunën në Kuvend: Opozita të distancohet nga
Kryeministri Edi Rama ka reaguar mbi rrahjen e sotme në Kuvendin e Kosovës mes deputetëve të PDK-së e kabinetit qeveritar. Në një postim në Twitter, teksa ka shpërndarë videon e dhunës, ai e cilëon një sjellje të turpshme nga ana e opozitës, teksa i kërkon të luftojë me forcën e shembullit, jo me shembullin e forcës. “Të mos jesh dakord me kryeministrin është demokratike, ta shprehësh kështu kundërshtinë është të njollosësh veten, zgjedhësit e tu dhe krejt shtetin me një turp që sot i bën dëm Kosovës edhe ndërkombëtarisht, më shumë se sa çfarëdo qëndrimi politik që po ia kundërshton kryeministrit! Imagjinojini si ndjehen aleatët dhe miqtë e pazëvendësueshëm të Kosovës e të shqiptarëve, kur shohin se si kapen për fyti shqiptarët, aty ku duhet të luftohet me ide e me fjalë, jo me sharje e me grushta! Uroj shumë që opozita të distancohet nga kjo sjellje e turpshme dhe t’i shërbejë Kosovës me forcën e shembullit, jo me shembullin e forcës!” ka shkruar ai në Facebook.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH