Aktualitet

Rama reagon pas arrestimeve nga SPAK: Shembull domethënës!

Shkruar nga Liberale
Rama reagon pas arrestimeve nga SPAK: Shembull domethënës!

Kryeminsitri Edi Rama ka reaguar pas operacionit të SPAK dhe Policisë së Shtetit, ku u lëshuan 32 urdhër arreste dhe përfunduan në pranga 18 persona.

N një postim në Twitter, Rama thotë se ky operacion është shembulli kuptimplotë i fuqizimit të organeve ligjzbatuese.

“Operacioni i sotëm i SPAKUT dhe Policisë së Shtetit është shembulli më kuptimplotë i fuqizimit të organeve ligjzbatuese dhe vendosmërisë së madhe për ta goditur krimin e organizuar me të gjithë forcën e ligjit! Respekt për këtë shembull kaq domethënës. Mbështetje deri në fund!”, shkruan Rama.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH