Aktualitet

Rama publikon videon e Alban Skënderajt: Bëni durim, një kujtim i keq

               Publikuar në : 18:55 - 11/03/20 liberale

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë videon  e një tjetër personazhi të njohur, në kuadër të sensibilizimt të shqiptarëve, për t’u treguar të kujdesshëm dhe të përgjegjshëm në një situatë të tillë me koronavirusin.

Këngëtari i njohur,Alban Skënderaj, shfaqet në video me një mesazh të fortë sensibilizues dhe iu kërkon qytetarëve që të kufizojnë lëvizjet dhe të qëndrojnë me familjen.

“Përshëndetje të dashur miq. Opinionet janë opinione, por vendimet zyrtare të një shteti duhet të respektohen dhe te zbatohen në mënyrë rigoroze. Aq më të për në një situatë të tillë. Ndaj dhe unë si shumë kolegë dhe personazhe të njohura, që kanë një platformë për të folur, ju bëj thirrje që të qëndroni në shtëpi me familjet tuaja, nëse nuk keni një nevojë urgjente. Bëni durim për veten tuaj, për gjithë komunitetin, për gjithë shqiptarët. Ne kemi kaluar sfida të jashtëzakonshme dhe këtë mund ta kalojmë si familje e madhe, ku prind këtë herë është shteti dhe na udhëheq dhe na thotë se çfarë është më e mira për të bërë. Edhe njëherë ju lutem që të bëni durim, pasi në një kohë të shkurtër ky mund të jetë vetëm një kujtim i keq. Ju uroj fat dhe shëndet! Mirupafshim!”, thuhet në mesazhin e Alban Skënderajt.

Më tej, kryeministri Rama shkruan se është kohë për kujdes dhe jo panik. Kryeministri publikon disa këshilla, teksa kërkon ndjekjen më rigorozitet të këshillave të autoriteteve shëndetësore.

“MESAZHI I RAMËS
🔴 FRIKË JO, KUJDES PO!
🔴 DHE JU LUTEM:
Të ruajmë veten dhe njëri-tjetrin duke kufizuar sa më shumë kontaktet fizike! Të lajmë duart sa më shpesh për jo më pak se 20 sekonda! Të kufizojmë daljet dhe uljet nëpër kafene e restorante, vajtjet në palestra, disko e në mjedise të mbyllura me kontakte të shumta! Të mbrohemi me maskën e arsyes nga INFODEMIA – lajmet, kronikat, komentet, debatet që krijojnë konfuzion, pasiguri, shkurajim! Të ndjekim me rigorozitet këshillat e autoriteteve shëndetësore dhe t’u referohemi informacioneve zyrtare!
Faleminderit për këtë kontribut”, shkruan Rama./Gazeta Liberale

Mesazhi i Alban Skënderajt🔴 FRIKË JO, KUJDES PO! 🔴 DHE JU LUTEM: Të ruajmë veten dhe njëri-tjetrin duke kufizuar sa më shumë kontaktet fizike! Të lajmë duart sa më shpesh për jo më pak se 20 sekonda! Të kufizojmë daljet dhe uljet nëpër kafene e restorante, vajtjet në palestra, disko e në mjedise të mbyllura me kontakte të shumta! Të mbrohemi me maskën e arsyes nga INFODEMIA – lajmet, kronikat, komentet, debatet që krijojnë konfuzion, pasiguri, shkurajim! Të ndjekim me rigorozitet këshillat e autoriteteve shëndetësore dhe t’u referohemi informacioneve zyrtare!Faleminderit për këtë kontribut🙏

Gepostet von Edi Rama am Mittwoch, 11. März 2020

Tags: , , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back