Aktualitet

Rama publikon imazhe nga vaksinimi i të moshuarve në Lezhë

Shkruar nga Liberale

Kryeministri i vendit, Edi Rama, e ka nisur mëngjesin e sotëm me një fotoalbum nga të moshuarit, që kanë marrë ditën e djeshme dozën e parë të vaksinës anti-Covid në Lezhë.

Kreu i qeverisë krahas fotove uron një ditë sa më të mbarë dhe të qetë për të gjithë.

“MIRËMËNGJES, dhe me këtë fotoalbum nga vaksinimi i të moshuarve në Lezhë, ju uroj një ditë të buzëqeshur”, shkruan Rama bashkangjitur fotove.

Kur kanë kaluar rreth 2 muaj nga nisja e procesit të vaksinimit në vendin tonë, mbi 10 mijë persona kanë marrë vaksinën anti-COVID, konkretisht janë kryer 16,807 vaksinime

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH