Aktualitet

Rama publikon fotot e banesave: Gati për rikthimin e 500 familjeve të prekura nga tërmeti në Laç

Shkruar nga Liberale
Rama publikon fotot e banesave: Gati për rikthimin e 500 familjeve të

Tashmë 500 familje të prekura nga tërmeti në Laç janë gati për t’u rikthyer në banesat e reja.

Kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një statusi në ‘Facebook’ ka publikuar foto të banesave të reja nga programi i Rindërtimit bashkangjitur të cilave shkruan: ‘Gati për rikthimin e 500 familjeve të prekura nga tërmeti në Laç’.

Kujtojmë se ditën e sotme në Kavajë 153 familje u vendosën në banesat e reja. Kryeministri Edi Rama, zhvilloi edhe një takim me qytetarët në Kavajë, ku edhe njoftoi qëllimi është që brenda vitit 2022 të gjitha gjurmët e tërmetit të zhduken.

[gallery columns="1" size="full" gss="1" ids="1230357,1230358"]

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH