Aktualitet

Rama publikon foto nga Samiti i Ohrit, ja çfarë shkruan

Shkruar nga Liberale

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Maqedoni ku po merr pjesë në Samitin e Ohrit. Ndërkohë ka publikuar edhe disa foto nga takimi me kryeministrin maqedonas Zoran Zaev si dhe presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.

"OHËR - Sesioni i parë i Mbledhjes së Ohrit për përshpejtimin e zbatimit të marrëveshjeve për 4 Liritë e Bashkimit Europian në rajonin e Ballkanit Perëndimor - Liria e Lëvizjes së Njerëzve; Mallrave; Shërbimeve; Kapitaleve", shkruan Rama.

Në takim kanë marrë pjesë edhe kryetari i Këshillit të ministrave të Bosnja e Hercegovinës, Denis Zvizdiç dhe ministrja e Ekonomisë të Malit të Zi, Dragica Sekuliç. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH