Aktualitet

Rama: Ps-ja nuk e ka ende një emër për president

Shkruar nga Liberale
Rama: Ps-ja nuk e ka ende një emër për president

Kryeministri Edi Rama tha se PS-ja nuk e ka ende një emër për president, pasi po pret me qetësi procesin.

Ai tha se nuk duhen të merren me profilin se sa me një njeri që të përmbushë detyrimet karshi shqiptarëve.

“Kam shpjeguar këtë çështjen e profilit. Ata merren me profilin ata që s’duan të merren me zgjidhen. Zgjidhja është një njëri që duhet të përmbushë detyrimet që kemi karshi shqiptarëve për të çliruar atë zyrë nga kthetrat e së shkuarës. Për të normalizuar raportin.

Po ta kishin vendosur, do ta kishin shpallur. S’kemi vendosur asgjë. E kemi ndjekur këtë proces me durim, duke dëgjuar të gjithë, lloj lloj çudish, por kemi gjithmonë e më shumë se s’ka partnerë.”, tha Rama.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH