Aktualitet

Rama, porosi qytetarëve: Ju lutem nga nesër maskat kudo

Shkruar nga Liberale
Rama, porosi qytetarëve: Ju lutem nga nesër maskat kudo

Kryeministri Edi Rama, ka bërë sërish apel për mbajtjen e maskave.

Në një postim të fundit në rrjetin social “Instagram” Kryeministri shkruan: “Ju lutem nga nesër maskat kudo jashtë shtëpisë”.

Kujtojmë që nga dita e enjte maskat do të jenë të detyrueshme edhe jashtë shtëpisë, vendim ky që u komunikua nga Kryeministri Edi Rama dhe gjithashtu nga Ministrja Ogerta Manastirliu, e cila sqaroi edhe rastet kur është dhe nuk është e detyrueshme mbajtja e saj.

Po ashtu u bë me dije se për personat të cilat do të identifikohen pa maskë, ndaj tyre do të vendosen edhe gjoba. Personat që nesër do të kapen pa maskë do të gjobiten 3 mijë lekë, ndërsa nëse e përsërisin masa administrative shkon 5 mijë lekë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH