Aktualitet

Rama: Po të më thoshit ik, se do ikë virusi, do isha larguar me vrap

Shkruar nga Liberale
Rama: Po të më thoshit ik, se do ikë virusi, do isha larguar me

Kryeministri Edi Rama ka komunikuar më qytetarët në një video mesazh në rrjetin social “Facebook”. Rama ka komentuar kritikat e shumta për masat e vendosura duke u shprehur se kritikat e vazhdueshme janë të pabaza, ndërsa shtoi se Shqipëria është vendi me numrin më të ulët të viktimave.

Rama theksoi se rezultatet e “luftës” ndaj pandemisë janë pozitive.

Si mendoni ju që shani dhe mallkoni, si kemi arritur deri këtu me këto masa? Mendoni se Covidi i ka marrë më të mirë shqiptarët se janë trima dhe ta japin në lule të ballit po u dole përballë?

Jo more miq, janë falë masave të marra, janë falë atyre njerëzve që kanë mbështetur plotësisht strategjinë e ndjekur. Hip se të vrava zbrit se të vrava… a thua se i ka futur njeri me zor në faqen time të “facebook”. Unë këtu jam për të komunikuar me ju për çdo lloj gjëje. Jeni në vete apo jo? Jeni në vete apo i keni lëshuar pëllumbat?

Miq ne nuk kemi ardhur kot deri këtu, dhe nëse i kemi shumë mirë 3 rezultatet e deritanishme kjo s’duhet të na bëjë të harrojmë se ai armiku i padukshëm nuk ka ikur, virusi është rrotull nesh sapo nxjerrim kokën nga shtëpia. E dini që e kemi hapur aktivitetin ekonomik më shumë se vendet e tjera? E dini që në Itali nuk lëvizet dot nga një prefekturë në tjetrën?

Ministrja iu informoi për masat lehtësuese, për zonat e gjelbërta, për hapjet e mëtejshme, për riatdhesimet. Por ju lutem këtu nuk luhet dot me zjarrin, nuk luhet me baste. Nuk mjafton as ushtria nëse nuk jeni ju ruajtës të shëndetit tuaj dhe familjes. Kam frikë nga padituria që mund të marrë jetë të pafajshme. Deri kur të dalë vaksina ky virus do të jetë vërdallë, duhet të riorganizojmë jetën e përditshme. Kjo është periudha më e vështirë e jetës sime politike dhe përballja me e jashtëzakonshme me vendimet më të vështira. Të qeverisësh është të rrish pa gjumë. Po të më thoshit që ik nga kjo zyrë se do ikë dhe virusi do isha larguar me vrap”, tha Rama.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH