Aktualitet

Rama: Po shikojmë mundësinë e legalizimit të kanabisit

               Publikuar në : 22:54 - 03/04/20 liberale

Kryeministri Edi Rama tha në emisionin “Zonë e Lirë”, se po shikon mundësinë për lejimin e hashashit për qëllime mjekësore në vend.

Atë hashashin me leje po e studiojmë, shtete të tjera e kanë bërë… Jemi shumë të avancuar, por akoma nuk jemi në kapitullin e fundit”, tha kryeministri.

Kryeministri Rama ka folur më tej edhe për situatën me koronavirusin dhe shtyrjen e qirave.

 “Të pasurit në këtë luftë, si në çdo tjetër të njerëzimit, duhet të japin jo të marrin. Biznesi i madh nuk do dëmtohet nga fakti që s’do marri qiranë nga njerëzit që janë në pikë të hallit. Qiraja në të gjithë botën është e ardhur dytësore. Kush ka dy palë të ardhura, ky nuk është halli më i madh që ka qeveria”, ka thënë Rama.

Po nëse një nga këto biznese rrezikon falimentin? Rama përmedi rastin e Gjermanisë duke deklaruar se “Do ta shikojmë atë, po qeveria gjermane ka ndaluar shpalljen e falimentit”.

 

Tags: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back