Aktualitet

Rama për vaksinat: Brenda muajit mbërrijnë 40 mijë doza të tjera

Shkruar nga Liberale
Rama për vaksinat: Brenda muajit mbërrijnë 40 mijë doza

Kryeministri Edi Rama këtë mesditë i ka kushtuar hapësirë komenteve dhe mesazheve që i vijnë në rrjete sociale. Shumica e komentuesve, shprehnin shqetësimin në lidhje me procesin e vaksinimit në vend. Njëri prej tyre, i kërkonte kryeministrit që Kosova dhe Shqipëria të bëhen bashkë në këtë situatë dhe të mundësojnë vaksinat e nevojshme për popullsinë.

Ndërkohë nga krahu tjetër kryeministri u përgjigj se nuk ka të bëjë me pasurinë e një shteti, por me prodhimin e pakët të kompanive në raport me prodhimin. Ai theksoi më tej, se falë një shteti partner, Shqipëria ka siguruar një sasi vaksinash që iu vendos në dispozicion mjekëve dhe infermierëve. Po ashtu shtoi se brenda muajit pritet që të mbërrijnë nga kompania farmaceutike “Pfizer” 40 mijë vaksina të tjera.

“Çfarë lidhje kanë këto me vaksinat, ku hyn këtu tani hyrja bashkë dhe çfarë i mungon vaksinave mos bërja bashkë. Po vendet e tjera të rajonit që nuk kanë bërë asnjë vaksinim? Janë model? Të paaftë? Apo nuk duan ta thonë. Si flitet kështu? Si logjikohet? Kjo nuk ka lidhje me vipat, miliarderet, lagjet. Por ka lidhje me një temë. Mjafton të shikoni çfarë ndodh në Evropë për të kuptuar se duhet të jeni krenar. Duke qenë se është qeveria e një 6 vendet e rajonit, të rrethuar nga vendet e BE-së e cila u la jashtë për vaksinat. Siguroi kontratën e drejtpërdrejtë me Pfizer dhe e filloi vaksinimin në fillim të janarit falë bashkëpunimit me një vend partner.

Shikoni ç’ndodh në Bosnjë, do të marrin vaksinën ruse. Shikoni ç’po ndodh në Maqedoninë e veriut që thanë se do të marrim vaksinën kineze. Ne kemi kontratën, jo ngaqë se nuk kemi lekë, por këtu është çështje sasish. Nuk ka vaksina në supermarkatet e botës që ne nuk i blemë, por ka më shumë më pak vaksina se çka kërkesa. Prandaj vonesa ishte e përgjithshme për të gjithë Evropën. Sidoqoftë erdhi një parti e parë për të mos ndaluar procesin, janë 700 mjekë dhe infermierë që çdo ditë përballen me rrezikun e vdekjes, brenda shkurtit kompania thotë se do të sjellë dhe 40 mijë të tjera që kanë dhënë garanci në kontratë. Do të vazhdojë vaksinimi dhe do të nisë me intensitet kudo, jemi ende në kohë pavarësisht vonesave që janë bërë. Kjo nga fakti se kompania po prodhon shumë pak”, tha Rama.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH