Aktualitet

Rama për SPAK: Unë nuk merrem me bixhoz politik, por me shah politik

Shkruar nga Liberale
Rama për SPAK: Unë nuk merrem me bixhoz politik, por me shah politik

“Procesi i formimit të SPAK është një proces kaq i rëndësishëm, strategjik për partnerët tanë, sidomos për ata amerikanë. Procesi i monitorimit është në alert maksimal”,-kështu është shprehur kryeministri Edi Rama gjatë një emisioni televiziv.

Rama ka theksuar se zgjedhja e anëtarëve të Prokurorisë Speciale Antikorrupsion nuk mund të ketë qenë perfekt, por sipas tij solli një pastrim të sistemit.

Teksa foli në lidhje me arritjet dhe objektivat e qeverisë, Rama tha se ka pritshmëri të larta nga 2020-ta, ndërsa shtoi se kjo do të jetë për shkak të rindërtimit, apo dhe për procesin historik në betejën me krimin. Përmes ironis, numri një i qeverisë tha se ai nuk merret me bixhoz politik, por me shah politik.

“Procesi i formimit të SPAK është një proces kaq i rëndësishëm, strategjik për partnerët tanë, sidomos për ata amerikanë. Procesi i monitorimit është në alert maksimal. Nuk bëhet fjalë që të ketë…se di si janë ndarë, e kush janë apo kush s’janë. Është e pamundur që të ketë pas kësaj ‘anomalie’ një skenar që lidhet me kahjen e simpative apo njohjeve. Procesi nuk është se ka qenë perfekt, por ama ka prodhuar kapacitetin e paimagjinueshëm të një pastrimi të një sistemi. Në pjesën e pastruar ka pasur gjykatës dhe prokurorë që fatkeqësisht kanë rezultuar të ndotur nga pikëpamja e raportit etik, por kanë qenë dhe njerëz me eksperiencë. Nga ata që kalojnë procesin ka dhe ata që s’kanë eksperiencë. Ky sistem është një kthesë historike në aspektin e pastrimit. Pjesa tjetër se sa dhe si ky sistem që po ngrihet do të jetë i paanshëm, kjo duhet provuar. Mendoj se 2020 është një vit kyç. Për shumë arsyeje mendoj se ky vit mund të jetë viti më i shënuar për qeverisjen time, për shkak të rindërtimit, për shkak të një procesi historik në betejën me krimin, që nis me një rindërtim nga shtetit në themelet e krimit. S’merrem me bixhoz politik, por me shah politik. Në këtë histori është dhe Fanti dhe Çupa.’, tha Rama.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH