Aktualitet

Rama: Për inceneratorët jam krenar, me Kokën e Bllakon merret drejtësia

Shkruar nga Liberale
Rama: Për inceneratorët jam krenar, me Kokën e Bllakon merret

Vepra të një rëndësie të veçantë, kështu i cilësoi kryeministri Edi Rama inceneratorët.

Ai tha në një intervistë për “Now me Erla Mëhillin” se inceneratorët kanë ndryshuar tërësisht të sotmen dhe kanë siguruar plotësisht të ardhmen e pastrimit të zonave ku janë vendosur.

“Kanë qenë zona të detyruara të bashkëjetojnë me vatra kanceri dhe sot i administrojnë dhe i përpunojnë mbetjet me standardet më të larta. Që nuk incenerojnë është histori shumë banale e thënë dhe e stërthënë. Ato janë tre vepra shumë të rëndësishme dhe unë jam shumë krenar që i kemi bërë. Ato vepra kanë shpëtuar popullata të tëra nga helmi dhe pasojat e helmeve në mushkëri dhe shëndetin e tyre dhe të fëmijëve,” – u shpreh Rama.

Ndërkaq, Mëhilli e pyeti kryeministrin nëse është krenar dhe për zyrtarët që janë pas hekurave për çështjen e inceneratorëve, duke përmendur këtu Lefter Kokën e Alqi Bllakon.

“Kush nga ata që kanë marrë pjesë në ndërtimin e këtyre veprave ka përfituar pas kurrizit tonë dhe në shkelje të ligjit përmes kësaj pjesëmarrje të shkojë aty ku s’thuhet. Kjo është çështje e drejtësisë, nuk është çështje e imja,” – u përgjigj kryeministri.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH