Aktualitet

Rama: Për bukë nuk ka vdekur njeri që nga koha e Skënderbeut

Shkruar nga Liberale
Rama: Për bukë nuk ka vdekur njeri që nga koha e Skënderbeut

Kryeminitri Edi Rama tha se në Shqipëri që nga koha e Skënderbeut nuk ka vdekur askush për bukën e gojës. Ndihmat tha Rama për njerëzit në nevojë kanë qenë si asnjëherë më parë.

"Për bukë në Republikën e Shqipërisë jo e jo, por në trojet shqiptare, që nga koha e Skënderbeut nuk ka vdekur kush ndonjëherë, kurrë shqiptar të vdekur për bukë nuk ka në historinë e Shqipërisë. Sepse është bukë, krypë dhe zemër historia e Shqipërisë. Në këtë vend ka solidaritet, ka gjithmonë një ndihmë. Në këtë vend po ndihmohen sot njerëzit më në nevojë siç nuk mund të imagjinohej ndonjëherë më parë", tha Rama. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH