Aktualitet

Rama: Pas disa ditësh do dalë vlerësimi për ministrat

Shkruar nga Liberale
Rama: Pas disa ditësh do dalë vlerësimi për ministrat

Kryeministri Edi Rama mblodhi pasditen e sotme në selinë e PS-së shtabin elektoral të partisë në kuadër të përgatitjeve të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare të 25 prillit. Në një deklaratë për mediat pas takimit, Rama tha

"I vetmi lajm për të ardhmen vjen nga PS. Të gjitha të tjerat janë lajme të vjetra. Ne vazhdojmë punën dhe diskutojmë për gjendjen në çdo komunitet. Jemi në procesin e një ndërveprimi të ri me anëtarësinë që ka filluar të marrë kodet digjitale për të dhënë vlerësimin për deputetët e qarkut. Pas disa ditësh do dalë dhe kërkesa për vlerësim për ministrat dhe përtej anëtarësisë. Çdokush të jetë i interesuar mund të hyjë të bëjë një vlerësim. Përgatisim dhe hapin e tretë që është ftesa për të konsideruar shprehje interesi për të përfaqësuar komunitetin në Parlament" - tha Rama.

Rama nuk preferoi që të zbulojë emrat për kryesinë e re të PS-së duke thënë se ka kohë deri të premten, kur do të mbahet edhe Asambleja.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH