Aktualitet

Rama paralajmëron portalet: Stop dhe stop tani! Menjëherë!

Shkruar nga Liberale
Rama paralajmëron portalet: Stop dhe stop tani! Menjëherë!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar fort kundër portaleve dhe kanaleve të informimit, duke i paralajmëruar se do të ndërhyjë forcërisht për t’i mbyllur, nëse vazhdojnë me lajme që hapin panik.

Sipas tij, në këtë moment duhen matur fjalët dhe nuk duhen shtrembëruar prononcimet e ekspertëve vendas dhe të huaj.

“Paralajmëroj për herë të fundit portalet e kanalet e informimit se nê kushtet dhe kuadrin ligjor te Gjendjes së Jashtezakonshme, do jem i detyruar te nderhyj forcerisht per mbylljen e tyre deri ne fund te kesaj faze dramatike, nese vazhdojne me lajme te rreme qe hapin panik!

Në këtë situatë të jashtëzakonshme, ku duhet matur çdo fjalë është e patolerueshme që të publikohen sharlatanizma delirantësh vendas a të huaj apo të shtrembërohen, sipas avazit të zakonshëm, prononcimet e shpjegimet e arsyeshme të ekspertëve! STOP DHE STOP TANI! MENJËHERË!!!”, shkruan Rama në Twitter./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH