Aktualitet

Rama paralajmëron përgjigjen negative nga BE: Bullgaria ka rrëmbyer unionin

Shkruar nga Liberale

Kryeministri Edi Rama thotë se ka komunikuar me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç dhe homologun maqedonas, Dimitar Kovaçevski në lidhje me samitin e ardhshëm të Bashkimit Europian, i cili mbahet pas dy ditësh në Bruksel.

Rama paralajmëron një tjetër përgjigje negative nga unioni për hapjen e negociatave, duke akuzuar Bullgarinë se e ka rrëmbyer BE, duke vendosur veton ndaj Maqedonisë së Veriut.

“Ne diskutuam gjatë sot me liderët e Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut për Samitin e ardhshëm të BE-së. Duket se një tjetër “Jo, më fal!” do të jetë ajo që do të dëgjojmë në fund! I gjithë Unioni i rrëmbyer nga Bullgaria, nuk është një spektakël i mirë për t’u parë! Çfarë duhet bërë atje?!”, shkruan Rama në Twitter.

Konferenca e nivelit të lartë me Ballkanin Perëndimor do të mbahet një ditë para sesionit të Këshillit të BE-së 23-24 qershor që pritet të vendosë për integrimin e vendeve të rajonit.

Shqipëria dhe RMV presin hapjen e negociatave, kurse Kosova pret liberalizimin e vizave.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH