Aktualitet

Rama paralajmëron kryebashkiakët: Do t’iu merret administrimi i Bashkive

Shkruar nga Liberale
Rama paralajmëron kryebashkiakët: Do t’iu merret administrimi i

“Çfarë të presësh prej jush kur ju s’jeni të aftë të hiqni as plehrat tuaja?”, ishin fjalët e kryeministrit Edi Rama që thirri në kryeministri gjithë kryebashkiakët dhe prefektët e majtë në vend, për t’i shprehur hapur pakënaqësinë e tij mbi menaxhimin e mbetjeve në pushtetin vendor.

Menaxhimi i mbetjeve mbetet shqetësimi kryesor i Ramës, që njoftoi kushtëzimin e fondeve të buxhetit me vëmendjen që do t’i kushtojnë bashkitë. Kryeministri e ashpërsoi dhe më shumë gjuhën, teksa kërcënoi kryebashkiakët se “do t’iu merret administrimi i Bashkive nëse nuk veprojnë sipas udhëzimeve”.

Punësimet në ujësjellës ishin një tjetër problem i ngritur prej Ramës. “Trajtimi i sektorit të ujit si një sektor punësimi, me ndërmarrje të mbingarkuara me njerëz që marrin rrogën kot, është bërë rutinë”, deklaroi kryeministri.

Rama kërkoi nga përfaqësuesit e pushtetit vendor të ndryshojnë marsh, pasi me ritmin aktual, sipas tij, kryebashkiakët nuk do të mund të realizojnë as për 100 vjet objektivat që u janë vendosur.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH