Aktualitet

Rama paralajmëron: Brenda nëntorit fillon furtuna mbi korbat e KÇK

               Publikuar në : 11:56 - 09/11/19 liberale

Kryeministri Edi Rama në një postim në Twitter shkruan se sot e ka nisur ditën me grupin e punës për Ligjin Special kundër krimit të organizuar dhe sipas tij masat kundër KÇK që po finalizohen në letër.

Rama thotë se brenda nëntorit fillon furtuna mbi foletë e krimit dhe korbat e KÇK.

“Kur dal përditë pse del përditë pse del përditë, kur s’dal ca ditë çfarë ka që s’del përditë, historia e vjetër hip se të vrava zbrit se të vrava😁Sot e kam nisur ditën me grupin e punës për Ligjin Special kundër krimit të organizuar+masat kundër KÇK që po finalizohen në letër👍

Brenda nëntorit fillon furtuna mbi foletë e krimit dhe korbat e KÇK👊 Tani për Ohër ku nisin sot takimet për marrëveshjet e bashkëpunimit rajonal dhe nesër bëhet mbledhja e radhës ku janë ftuar të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor + partnerët europianë të nismave rajonale🤝”, shkruan Rama. /Gazeta Liberale

Tags: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *