Aktualitet

Rama paralajmëron bizneset: Jo vetëm gjobitje e mbyllje, por dhe burg

Shkruar nga Liberale
Rama paralajmëron bizneset: Jo vetëm gjobitje e mbyllje, por dhe burg

Ndërkohë që janë bërë ndryshimet e reja në Kodin Penal, të cilat janë dekretuar nga presidenti Meta, kryeministri Rama ka paralajmëruar sërish bizneset që do të hapin dyert pas mbylljes prej pandemisë.

Rama tha se tani autoritetet nuk do të mjaftohen më vetëm me gjobë dhe mbylljen e biznesit, por do ketë burg për ata që shkelin rregullat dhe rrezikojnë jetën e të tjerëve. Ai kërkoi nga bizneset që të marrin në portalin e-albania protokollin përkatës të sigurisë shëndetësore për llojin e bizneset tuaj.

Domosdoshmëria e zbatimit të protokolleve të bizneseve që hapen. Nuk do tolerojmë shkelje. Me hyrjen në fuqi të masave të reja për të cilat janë dakord edhe qeveria edhe presidentit në funksion të mbrojtjes së shëndetit të njerëzve. Shkelja e tyre do ndëshkohen. Një tip që tani hap lokalin e lagjes, tani jo vetëm gjobitet por përfundon prapa hekurave.

Sot nuk shkohet më në punë vetëm për të hapur dyqanin dhe për të bërë lekë por edhe për të mbrojtur shëndetin. Për shembull, një biznes fason nuk ia hedhin dot më me një gjobë dhe mbyllje aktiviteti për përhapje me ose padashje të epidemisë me pasojë vdekjen e njerëzve.

Mos i hapni dyert pa marrë në portalin e urryer e-albania protokollin përkatës të sigurisë shëndetësore për llojin e bizneset tuaj. Task-forca anti covid që po ngrihet do të nis kontrollet nga java tjetër. Nuk do ketë asnjë tolerim të mos kemi llafe.Task-forca anti-covid do bëjë kontrolle dhe nuk do tolerojë biznes hapur pa vërtetim dhe protokollin përkatës”, tha Rama.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH