Aktualitet

Rama: Paketë financiare nga BE për zhvillim rrënjësor të rajonit

Shkruar nga Liberale
Rama: Paketë financiare nga BE për zhvillim rrënjësor

Në konferencën për shtyp, bashkë me komisionerin Varhelyi, Kryeministri Rama foli për diskutimet e bëra nga liderët e rajonit në këtë samit të Tiranës.

"Është i një rëndësie të veçantë për 2 arsye, e para për një proces që duhet të ecë përpara që lidhet me lehtësimin e 4 lirive të Evropës në rajonin tonë. Dhe e dyta sepse ky proces tashmë është mbështetur me një paketë financiare në kuadër të një plani ekonomik dhe investimesh në BE që për nga volumi i fondeve të vëna në dispozicion nga BE është unik.

Më në fund takimi nuk ishte virtual sepse ne kemi mundësinë që t'i mirëpresim miqtë tanë pa masa shtrënguese. Besoj se edhe komisioneri, edhe delegacioni nga Brukseli, ndihet mirë që maskat e Brukselit i hoqi në Tiranë. Tashmë gjërat janë konkrete, planet e punëve janë konkrete. Bashkimi Evropian dhe KE e kanë bërë të veten. Tani na takon neve të bëjmë tonën.

Mbetemi të vendosur për projektin e Shengenit Rajonal, i cili është një projekt strategjik, me përfitim ekonomike, sociale por edhe politike për të gjithë rajonin tonë. Sinergjia me BE-në tashmë është e plotë. Procesi i Berlinit ishte zanafilla dhe ne shpresojmë që ky proces të shkojë në duart e Komisionit Europian me dëshirën dhe ambicien që takimi i korrikut të jetë i fundit me formatin e deritanishëm dhe vitin e ardhshëm të jetë format nën kujdesin e KE me praninë edhe të vendeve të BE-së", tha Rama ndër të tjera.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH