Aktualitet

Rama: Pa dallim feje, krahine, ideje ulemi sot në tryezën e madhe të Europës së Bashkuar

Shkruar nga Liberale
Rama: Pa dallim feje, krahine, ideje ulemi sot në tryezën e madhe

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me vendimin për hapjen e negociatave që pritet të ndërmerret këtë të martë.

Në një postim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë shkruan se, Shqipëria ulet në tryezën e madhe të Europës së Bashkuar për të filluar negociatat për anëtarësimin e saj.

"MIRËMËNGJES, me kënaqësinë e me krenarinë që sot Shqipëria e të gjithëve ne, pa dallim feje, krahine, ideje, moshe a statusi social, Shqipëria e Skënderbeut, e rilindasve, e dëshmorëve të luftës, e martirëve të regjimit komunist, e studentëve të Dhjetorit ’90, Shqipëria e familjeve të zakonshme shqiptare, kudo ndodhen dhe e fëmijëve tanë kudo ku rriten me prindërit e tyre, ulet në tryezën e madhe të Europës së Bashkuar për të filluar negociatat për anëtarësimin e saj.", shkruan Rama.

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut votoi propozimin francez për zgjidhjen e ngërçit me Bullgarinë, duke i dhënë kështu fund një maratone diskutimesh pro dhe kundër tij. Propozimi francez u votua nga 68 deputetë, ndërsa opozita braktisi sallën e Kuvendit, ashtu siç edhe kishte paralajmëruar. Me këtë vendim ashtu siç parashikoi edhe Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varlehy, hapet rruga për çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe RMV-në me Bashkimin Evropian.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH