Aktualitet

Rama nxjerr videon nga eksodi i shqiptarëve, ja çfarë shkruan

               Publikuar në : 10:12 - 02/07/20 liberale

Kryeministri Edi Rama ka përkujtuar sot eksodin historik të shqiptarëve pas rënies së regjimit komunist. Përmes një video të publikuar në rrjetin social ‘Facebook’, ku shfaqen pamjet e shqiptarëve 30 vjet më parë duke hyrë në ambasadat e huaja dhe në anijet që u nisën drejt Italisë, Rama thekson se sot është koha për të kuptuar çmimin e lirisë.

“Mirëmëngjes, 30 vjet nga eksodi historik i shqiptarëve, një kohë për të kuptuar çmimin e lirisë dhe dëshirën e zjarrtë të shpirtit shqiptar që u përball me diktaturën dhe luftoi për lirinë”,- shkruan Rama.

Kujtojmë se më 2 korrik të vitit 1990 mijëra vetë hyjnë në ambasadat e huaja në Tiranë, duke shënuar fillimin e ndryshimit politik në Shqipërinë komuniste, duke u cilësuar si eksodi më i madh i shqiptarëve dhe goditja e fundit që iu dha sistemit komunist.

MIRËMËNGJES 😊

MIRËMËNGJES 😊 30 vjet nga eksodi historik i shqiptarëve, një kohë për të kuptuar çmimin e lirisë dhe dëshirën e zjarrtë të shpirtit shqiptar që u përball me diktaturën dhe luftoi për lirinë🇦🇱❤️

Gepostet von Edi Rama am Mittwoch, 1. Juli 2020

Tags: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back