Aktualitet

Rama nxjerr foto nga punimet për aeroportin e Vlorës: Po merr formë dita-ditës

Shkruar nga Liberale
Rama nxjerr foto nga punimet për aeroportin e Vlorës: Po merr

Kryeministri Edi Rama ka postuar foto nga kantieri për ndërtimin e aeroortit të Vlorës, ndërsa shkruan në rrjetin e tij social Facebook, se ai do të jetë një tjetër portë e madhe për të gjithë vizitorët që zgjedhin Shqipërinë për ta vizituar e për të pushuar

“Mirëmëngjes dhe me Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës që ka filluar të duket në sipërfaqe e që po merr formë dita-ditës, për ta shndërruar atë në një tjetër portë të madhe për të gjithë vizitorët që zgjedhin Shqipërinë për ta vizituar e për të pushuar, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kreu i qeverisë.

[gallery columns="1" size="full" jnewsslider="true" ids="1362055,1362054,1362053,1362052,1362051"]

Aeroporti i Vlorës i ka nisur punimet në nëntor të 2021 dhe parashikohet të jetë gati në vitin 2025. Ky do të jetë aerporti i dytë lokal, pas atij të Kukësit, të quajtur “Zayed – Flatrat e Veriut”, sipas emrit të Princit të Kurorës së Emirateve të Bashkuara, i cili vendosi në vitin 1999 të hapë dyert e këtij aeroporti për të strehuar shqiptarët e Kosovës, ndaj të cilëve kishte nisur spastrimi etnik nga regjimi serb.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH