Aktualitet

Rama: Nuk u godit Thaçi e Veseli, por Kosova e mbarë shqiptaria

Shkruar nga Liberale
Rama: Nuk u godit Thaçi e Veseli, por Kosova e mbarë shqiptaria

Kryeministri i vendit, Edi Rama nga foltorja e Kuvendit komentoi aktakuzën e ngritur për Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentiarin Kadri Veseli.

Rama tha se me atë aktakuzë, të pabesueshme sipas tij nuk u u godit Thaçi e Veseli thjesht si individë, por Kosova e mbarë shqiptaria.

"Goditje jo vetëm ndaj dy emrave të përveçëm, duke u shpërndarë në gjithë botën një njoftim ku nuk është se hidhet një baltë marramendëse mbi këta të dy, as mbi UCK vetë por mbi vetë Kosovën dhe krejt shqiptarinë, sepse për dikë kudo qoftë në çdo pikë të globit ku lajmet shpërndahen me shpejtësinë e dritës që se ka idenë e padrejtësisë që i është bërë Kosovës, duke lexuar tekstin e mbrëmshëm që krijon perceptimin e tmerrshëm të një vendi në mes të Europës ku falë krimeve ndaj njerëzimit është instaluar një regjim kriminal”, u shpreh Rama. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH