Aktualitet

Rama nuk bie dakord me opozitën parlamentare: Jemi mes dy zjarreve

Shkruar nga Liberale
Rama nuk bie dakord me opozitën parlamentare: Jemi mes dy zjarreve

Kryeministri Edi Rama ka folur për mediat pas përfundimit të takimit me opozitën parlamentarë në lidhje me votimin e reformës zgjedhore në Kuvend.

Rama u shpreh para gazetarëve se nuk arriti dakordësi me opozitën parlamentare, pasi ajo ndjehet të përjashtuar dhe të fyer nga ata që i kanë sjellë në parlament me firmat e tyre.

Pjesë nga pronocimi i Ramës për gazetarët

Natyrisht që jo! Në fakt, unë i mirëkuptoj përfaqësuesit e opozitës parlamentare. Ndihen të përjashtuar, ndihen të fyer për faktin pasi janë denigruar në mënyrë sistematike nga ata që i kanë sjellë në Parlament me firmat e tyre, gjenden përpara nevojës për të respektuar një marrëveshje që e konsiderojnë të padenjë dhe mbi të gjitha detyruese nga jashtë Parlamentit. Duhet të vazhdojmë të diskutojmë. Më vjen keq që dëgjova në tryezë akuza për tentativa për blerje apo influenca jo korrekte mbi deputetët. Akuzat ishin në bllok edhe në adresën tonë dhe i sigurova se nuk do të shkojmë në rrugën e një zgjidhje ku do të kërkojmë aritmetikën por në rrugën e diskutimit për të krijuar kushtet e një dakordësisë.

Me këtë Kod ne nuk shkojmë dot në zgjedhjeve sepse ka nevojë për disa ndërhyrje ku kryesorja është që duhet të ndërhyjmë në Kod minimumi për të garantuar instancën e ankimimit që sot ka rënë. Për këtë arsye, duhet të kemi konsensusin e opozitës parlamentare.

Ne kemi dakordësuar një marrëveshje. Nuk është marrëveshja që unë dhe PS do të donte, por duke qenë se synimi kryesor i asaj tryeze ishte hapja e rrugës së dialogut, atëherë ne pranuam që pasi topi shkoi në fushën e Lulzim Bashës dhe nuk po dukej gjëkundi ti themi bëje sido ti.

Sigurisht që e dini shumë mirë që qasja për të gjetur një marrëveshje lehtësuese dhe sa më qetësuese për kryetarin e opozitës, që e ka kronike frikën nga zgjedhjet kishte synimin që të krijojë kushtet që të gjithë të jenë të përfshirë. E kuptoj shumë mirë që ka një opinion të gjerë që mendon se hapja e listave ka një efekt çudibërës. Unë nuk e besoj këtë.

Çdo sistem është demokrat dhe çdo vend ka sistemin e vet. Përfytyroni që këta njerëz që janë sot në Parlament vijnë nga lista e Partisë Demokratike dhe simotrës vet të vogël. Diskutimi është legjitim. E kam thënë me kohë që kjo reformë duhej bërë më parë me dy shkallë. Duhej miratuar marrëveshja për Kodin. Me këtë Kod nuk shkojmë dot në zgjedhje.

Me këtë Kod ne nuk shkojmë dot në zgjedhjeve sepse ka nevojë për disa ndërhyrje ku kryesorja është që duhet të ndërhyjmë në Kod minimumi për të garantuar instancën e ankimimit që sot ka rënë. Për këtë arsye, duhet të kemi konsensusin e opozitës parlamentare.

Ne kemi dakordësuar një marrëveshje. Nuk është marrëveshja që unë dhe PS do të donte, por duke qenë se synimi kryesor i asaj tryeze ishte hapja e rrugës së dialogut, atëherë ne pranuam që pasi topi shkoi në fushën e Lulzim Bashës dhe nuk po dukej gjëkundi ti themi bëje sido ti.

Natyrisht ishte surprizë kur tha se më e mira është kjo që kemi dhe për çfarë u bë gjithë ky zinxhirë krisjesh. Ne duam që opozita parlamentare të kuptojë që jemi palë në atë marrëveshje dhe jemi këtu për ta kaluar. Ne gjendemi midis dy zjarresh, pasi kemi nevojën e votimit në Parlament që kërkon votën e tyre.

Për fatin e keq jemi në këto kushte që nuk i ka përcaktuar PS. Kemi një opozitë që është legjitime politikisht por jo institucionalisht. Kemi edhe një opozitë brenda Parlamentit. Unë nuk jam diktator që u imponohet. Patjetër që mund të impononim marrëveshjen brenda Parlamentit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH