Aktualitet

Rama niset nesër drejt Brukselit, do të takohet me Presidenten e KE

               Publikuar në : 13:59 - 27/02/21 liberale

Kryeministri Edi Rama do të niset ditën e nesërme drejt Brukselit, ku do të zhvillojë disa takime me zyrtarë të lartë të BE.

Kështu, fillimisht Rama do të takohet me komisionerin e BE, Josep Borell.

Gjithashtu, mësohet se kryeministri shqiptar do të zhvillojë të hënën një takim edhe me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Në fokus të takimit me Presidenten e KE do të jetë ecuria dhe procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Rama do të shoqërohet në këtë vizitë nga ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka.


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back