Aktualitet

Rama niset me urgjencë drejt Varshavës, flet pas mbledhjes së PS-së për Presidentin

Shkruar nga Liberale
Rama niset me urgjencë drejt Varshavës, flet pas mbledhjes së

Mbledhja e Kryesisë së PS-së nuk ka zgjatur shumë minuta.

Kryeministri Edi Rama pas mbledhjes tha se do të niset drejt kryeqytetit polak, ku do të marrë pjesë në Konferencën e Donatorëve për Ukrainën.

Kreu i qeverisë u përpoq të zbulonte pas mbledhjes se çfarë u diskutua nga Kryesia e PS-së.

“Sot kemi diskutuar për procesin e hyrjes në zgjedhjeve në parti, për kryetarët e të gjitha njësive dhe në Asamblenë Kombëtare do të miratojmë një sërë dokumentesh që sot janë miratuar në kryesi të cilat burojnë nga detyrimet në funksion të plotësimit të kuadrit të rregullave të funksionimit të partisë”, theksoi kreu i qeverisë, pas daljes nga mbledhja e kryesisë.

Për Presidentin e ri, Kryeministri tha se nga bisedimet duhet të dalë një emër i ri “që të garantojë mbylljen me sukses të një kapitulli çmendurie në krye të shtetit”.

“Pati një informacion nga grupi i posaçëm dhe sot sipas informacionit që morëm kanë filluar bisedimet zyrtare me palët e tjera në Kuvend në përpjekje për të identifikuar një kandidaturë që mund të ketë një konsensus më të gjerë sesa shumica jonë”, theksoi më tej Rama.

“Nëse ka vullnet patjetër që shanset janë të mira. Ne jemi të gatshëm që të jemi sa më të hapur në funksion të zgjedhjes së një presidenti që të garantojë mbylljen me sukses të një kapitulli çmendurie në krye të shtetit”, u shpreh kreu i qeverisë.

Kryeministri foli shkurt para mediave pasi u tha gazetarëve pasi u mbyll mbledhja e kryesisë se do të nisej për në Varshavë, sepse aty do të mbahet Konferenca e Donatorëve për Ukrainën.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH