Aktualitet

Rama: Nga 1 janari 2021, zero taksa për biznesin e vogël

Shkruar nga Liberale
Rama: Nga 1 janari 2021, zero taksa për biznesin e vogël

Biznesi i vogël do të përjashtohet nga tatim-fitimi, si dhe nga tatimi mbi vlerën e shtuar. Kreu i qeverisë në një konferencë për shtyp, së bashku me ministren e Financave dhe ministrin e Rindërtimit zyrtarizoi nisëm e njoftuar me herët se biznesi me xhiro deri në 14 milionë lekë do të përjashtohet nga taksat. Përfitues do të jenë 93 mijë tatim-pagues nga 1 janari 2021.

“Çdo biznes me xhiro nga 0 deri në 14 milionë lekë do të paguajë zero tatim-fitimi. Çdo biznes me xhiro nga 0 deri në 10 mln lekë do të paguajë 0 TVSh. Kjo është një mbështetje unikale në rajon. Janë mbi 93 mijë biznese që përbëjnë 77% të totalit që përjashtohen nga taksat. Ky ishte dhe zotimi ynë”, tha Rama.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH