Aktualitet

Rama: Nëse ne nuk vijmë dot në BE, hajdeni ju në Ballkanin Perëndimor

               Publikuar në : 19:32 - 06/10/21 liberale

Në fjalën e tij gjatë Samitit të Bashkimit Europian me Ballkanin Perëndimor, kryeministri Edi Rama ka kritikuar qasjen e vendeve anëtarë për mos të lejuar fillimin e bisedimeve për anëtarësim të Shqipërisë dhe Maqedonisë, por edhe politikat e vizave ndaj Kosovës.

Sipas tij, në diferencë me samitin e Selanikut, 18 vjet më parë, “ngjashmëria mes fjalëve të shkruara atëherë dhe atyre sot është mbresëlënëse. Me një përjashtim. 18 vjet më parë fjala “zgjerim” ishte kredoja tingëlluese e të ardhmes. Sot e njëjta fjalë është bërë jehonë e ndrojtur e të shkuarës”.

Kryeministri mori shembullin e Maqedonisë së Veriut dhe jo pa ironi kujtoi se ai vend ndryshoi edhe emrin e tij “por prapëseprapë nuk mjaftoi për të nisur as dhe një Konferencë Ndërqeveritare në Zoom me BE-në”, ndërkohë që për shqiptarët që janë populli më proeuropian “është disi e dhimbshme të dëgjojnë prej Europës përsëri e përsëri që, po, sigurisht, Shqipëria i ka bërë detyrat e saj, por prapëseprapë të se shohin BE-në që ata aq shumë e adhurojnë, fatkeqësisht mund të mos e mbajë fjalën e dhënë”.

“Unë e kam humbur besimin se Bullgaria do të jetë në gjendje ta lirojë rrugën shpejt, sepse miqtë tanë bullgarë duken të zënë në kurthin e zjarrit që e ndezën për të ngrohur votuesit me flakët e një të kaluare plot lavdi. Ndoshta atyre votuesve as që u bëhet vonë që kanë marrë peng dy shtete, të cilat sipas të tëra hesapeve janë të pafajshme dhe krejt në rregull me detyrat. Por ama duhet t’i bëhet vonë BE-së, sepse po humbet fytyrën në sytë e popujve të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor. Tanimë unë mundem vetëm të shpresoj, që kjo bllokadë pa sens të mos kthehet në një histori pa fund”, ishin fjalët e Ramës.

Për Ramën “mbase BE-ja nuk e mban dot për shumë kohë premtimin për zgjerimin. Por nëse vendet e Ballkani Perëndimor nuk shkojnë dot në BE, BE-ja mund të vijë në Ballkanin Perëndimor”, falë financimeve të fuqishme në Ballkanin Perëndimor, mekanizma integrues në rrjetin e saj të arsimit të lartë, mbështetjen e Open Ballkan.

 

 

Tags: , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back