Aktualitet

Rama: Në Tiranë marrim 20 deputetë, vaksinimi deri në pranverë 2022

Shkruar nga Liberale
Rama: Në Tiranë marrim 20 deputetë, vaksinimi deri në

Kryeministri Edi Rama pret që PS-ja të fitojë 20 deputetë nga Qarku i Tiranës. Teksa prezantoi skuadrën e tij për zonën më të rëndësishme elektorale në vend, Rama tha se numri 19 është numri minimal i kandidatëve që mendon Partia Socialiste për të fituar.

Rama nuk la pas batuat me kandidatin e renditur ne vendin e 19, ministrin Pandeli Majko, ndërsa tha se në zgjedhjet e ardhshme ai do të jetë i 20-ti në listë dhe premtoi se prezantimin do ta bëjë tek Teatri i ri Kombëtar duke nënkuptuar se do të ndërtohet brenda mandatit të 3.

“Sa më takon unë di dhe do përmend vetëm numrin e PS-së dhe pastaj u takon të gjithëve të bëjnë zgjedhjen e tyre për çdonjërin nga kandidatët që preferojnë, por 19 është një numër që unë e përmend e para se është numri i Pandit, e dyta sepse është objektivi ynë minimal në Tiranë, e treta sepse në Tiranë do të fitojmë 20 deputetë, dhe e fundit, kur Pandi të jetë i 20 në zgjedhjet e tjera do të flasë për Teatrin e ri Kombëtar njësoj siç foli për stadiumin sot sepse këtë takim në kushte të pashtrënguara nga pandemia, dhe me siguri edhe me komunitetin artistik rreth e rrotull, pas 4 vjetësh do ta bëjmë tek Teatri i ri Kombëtar. Për të gjitha këto arsye numri 19 është i veçantë. Shpresoj që Elisës të mos i mbetet hatri që unë përmend numrin 19”, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama u ndal edhe tek procesi i vaksinimit, për të cilin theksoi se do të fuqizohet përmes marrëveshjeve. Ai u shpreh i bindur se objektivi për të vaksinuar të gjithë popullatën, do të përfundojë në pranverën e ardhshme.

“Me procesin e vaksinimit që do të vazhdojë të intensifikohet falë disa marrëveshjeve që kemi në proces. Jam i bindur që ne do ta bëjmë këtë sezon turistik më të lehtë. Mbetemi të bindur dhe optimist dhe objektivi për të përfunduar të gjithë vaksinimin në pranverën e ardhshme, është i arritshëm dhe ne do ia dalim që ta realizojmë", tha Rama.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH