Politikë

Rama në stadium për ndeshjen Partizani- Roma, shoqëri me Noizy-n: Zhurmë, shumë zhurmë

Shkruar nga Liberale
Rama në stadium për ndeshjen Partizani- Roma, shoqëri me Noizy-n:

Ndeshja miqësore midis Partizanit dhe Romës po ndiqet edhe nga kryeministri Edi Rama në shkallët e stadiumit Arena Kombëtare.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij social Facebook, kryeministri Rama është shfaqur bashkë me këngëtarin e njohur Noizy, duke bërë të dy me duar shenjën e shqiponjës.

Në mënyrë lakonike Rama ka shkruar vetëm një frazë: Zhurmë, zhurmë, shumë zhurmë, shumë zhurmë”,- duke ju referuar një kënge tashmë të njohur që ai vite më parë e ka kënduar së bashku me grupin West Side Family.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH