Aktualitet

Rama në SHBA: Tani që ne jemi të mirë, BE në gjendje të tmerrshme

               Publikuar në : 12:12 - 06/02/20 liberale

Në një bashkëbisedim të hapur mbi vizitën në Washington, kryeministri Edi Rama foli edhe për perspektivën e vendit në BE dhe metodologjinë e re të integrimit europian.

Rama ka thënë se tashmë që Shqipëria është mirë, BE është në formë të tmerrshme dhe duhet pritur koha kur të dyja palët të jenë në formë të mirë.

“Duhet të përballemi ende me një mallkim që ka karakretizuar jetën tonë, se kur BE ishte në formë shumë të mirë ne ishim të këqinjtë, tani që jemi të mirë ata janë në formë të tmerrshme, na duhet të presim momentin ku jo vetëm të jemi ne të mirët, por edhe ata të jenë në formë të mirë. Nuk është ky momenti, është bërë progres i mirë. Është pozitive metodologjia e re, po bëhej makth skizofrenike, situatë ku komisioni ka ndjekur detyrat që duhet të përmbusheshin dhe këshilli që gjithmonë e më tepër mbetej peng i agjendave politike në vende të ndryshme.

Për ne, Shqipërinë e përmendët me nënqeshje pak dyshuese, ne jemi vendi i vetëm në Evropë që kemi 95% dëshirën e njerëzve për të qenë pjesë e BE, buzeqeshja juaj ishte si të thuash c’problem keni, në kohën kur britanikët u larguan, por për Shqipërinë Evropa është shumë më tepër se cështje për vende të tjera se ne kemi kaluar një jetë të vështirë duke u mbajtur peng i perandorive që nuk i zgjodhëm dhe kjo është e para jo mirëfilli, i pari vend ku donim të ishim prej një kohe të gjatë, njësoj si ti ikje përherë mallkimit të historisë e për të qenë të sigurt, është si martesa, duhet të martohesh që të kuptosh se nuk është e njëjta gjë që kishe menduar, por fakti që njerëzit divorcohen nuk të bën të heqësh dorë për tu martuar”,– tha Rama.

Kryeminsitri ka thënë më tej, se nuk mund të japë një datë për çeljen e negociatave, pasi janë 27 krerë shtetesh që kanë mendime të ndryshme.

Reforma në drejtësi që po kryejmë është reale dhe është e mundur vetëm për shkak të mbështetjes së SHBA dhe njohurive të BE-së. Për francezët kam thënë, nuk ka të bëjë me ne, por me ata, me vendimin e tyre se cfarë duan për veten e tyre dhe zgjerimin. Kanë një nivel të caktuar hipokrizie, pasi do të kishte qenë më e ndershme që të thonin, që ju i keni bërë detyrat, por ne nuk jemi gati të flasim tani, se duhet të zgjidhim ca probleme. Presidenti francez ka qenë më i drejtpërdrejti. Datë për negociatat? Kam thënë mjaftueshëm dhe jam zgënyjer mjaftueshëm, pasi me këta të gjithë nuk i dihet se janë 27 krerë shtetesh, që kanë 27 zgjidhje të ndryshme”, ka thënë Rama./Gazeta Liberale

Tags: , , , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back