Aktualitet

Rama: Ne rikthyem meritën për vendet e punës në arsim dhe shëndetësi

Shkruar nga Liberale
Rama: Ne rikthyem meritën për vendet e punës në arsim dhe

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se nuk mund të krahasohet dot korrupsioni që “lulëzonte” dje në Shqipëri dhe situata që jetojmë sot.

Rama u shpreh se disa vite më parë, në Shqipëri nuk bëheshe dot mësues apo infermier me meritë, por vetëm nëse ishe me partinë në pushtet apo kishe lidhje farefisnore.

“Dje dhe sot, korrupsioni nuk ka krahasim. Dje, disa vjet më parë nënkuptoj korrupsioni ishte i gjithë-përhapur. Dje nuk bëheshe dot mësues sipas meritës në Shqipëri. Më parë ose duhet të të mbështeste partia në pushtet, apo të paguaje ose të kishe lidhje magjike farefisnore. Sot kjo nuk ndodh ose nëse ndodh është krejt minimale. Sot që të bëhesh mësues, duhet të konkurrosh në një platformë dixhitale dhe sipas pikëve që merr, ti hyn ose jo. Dje, infermier nuk bëheshe pa pasur partinë, paranë ose krushqinë. Sot infermierët hyjnë në sistem me platformë dixhitale, ku testohen dhe rankohen sipas meritës. Dje nuk hyje në universitet nëse nuk ishe djali i dikujt me mbiemër të njohur”, u shpreh Rama.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH