Aktualitet

Rama: Në Minsk OSBE nuk shkon për selfie në protestë, por për...

Shkruar nga Liberale
Rama: Në Minsk OSBE nuk shkon për selfie në protestë, por

Kryeministri Edi Rama, njëherazi dhe kryetar i radhës i OSBE-së ka reaguar për situatën në Bjellorusi dhe deklaratat nga politika shqiptare.

Rama shkruan se në Minsk OSBE nuk shkon për selfie në protestë, po për të komunikuar me qeverinë dhe opozitën, çka kërkon aprovimin e të dyja palëve.

"Disa shqipe të politikës së madhe që fluturojnë lart, po vrerosen pse nuk kam shkuar në Minsk dhe ia paskam humbur një shans Shqipërisë! Në Minsk OSBE nuk shkon për selfie në protestë, po për të komunikuar me qeverinë dhe opozitën, çka kërkon aprovimin e të dyja palëve.

Unë jam krenar për faktin se megjithë kohën e mallkuar të pandemisë, lidershipi ynë i OSBE ka kryer me sukses punën e premtuar dhe ka fituar respekt e besim ndërkombëtarisht, çka e tregon qartë edhe referimi i BE-së ndaj ofertës së OSBE për Minskun.

Nuk i kemi bërë publike komunikimet e shpeshta të këtyre ditëve me aktorë të niveleve të larta në BE e jo vetëm, sepse kjo është natyra e punës në këtë fazë, por dua t’i siguroj të gjithë të interesuarit për këtë temë se Shqipëria po bën vërtetë më të mirën, bashkë me Suedinë????", shkruan Rama në Twitter. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH