Aktualitet

Rama në KS: Rusia nuk mund të përdorë Kosovën si pretekst për rrëmbim territoresh apo aneksim të paligjshëm

Shkruar nga Liberale
Rama në KS: Rusia nuk mund të përdorë Kosovën si

Kryeministri Edi Rama tha se Rusia nuk mund të përdorë pavarësinë e Kosovës si pretekst për të rrëmbyer territoret e Ukrainës.

Edi Rama: “Bota po kalon në mënyrë të rrezikshme në një pikë ku mund të kthehet në tragjedi për të gjithë ne. Më lini ta përmbyll duke kujtuar përvojën e Ballkanit Perëndimor dhe dua të kujtoj rrugën e mizorisë që mund të na sjellë dhe kostot që na sjellë, përfshi dhe ata që janë autorët. Historia ka konfirmuar se ata që kanë parë luftën si rrugë të shkurtër për të arritur objektivat e tyre në fakt kanë përfunduar duke u penduar vetë për të.

Rusia e të tjerë janë përpjekur të keqpërdorin realitetin e ndryshuar në Ballkanin Perëndimor, sidomos lindjen e Republikës së Kosovës për të justifikuar ëndrrat e tyre neoimperiale apo makthet e tyre që kanë eksportuar në Ukrainë.

Pavarësisht sesa përpiqeni pavarësia e Kosovës që është e sanksionuar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale, nuk mund të shërbejë si pretekst për rrëmbim territoresh apo aneksim të paligjshëm. Të mos ngremë mure për fantazmat e së shkuarës që të fshihen pas lojrave të pafundme të fajit”

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH