Aktualitet

Rama në krah të Pacollit në Thumanë: Nis ndërtimi i pallateve të reja

Shkruar nga Liberale
Rama në krah të Pacollit në Thumanë: Nis ndërtimi i

Është hapur sot kantieri për pallate e reja që do të ndërtohen në Thumanë, një nga zonat më të goditura në vendin tonë nga tërmeti i 26 nëntorit të 2019-ës.

Për të inspektuar nga afër punën e deritanishme, ishte i pranishëm kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli. Ky i fundit ka akorduar një donacion prej 1 milion euro për ndërtimin e një pallati në Thumanë, ndërsa 13 godina do të ndërtohen me fondet e qeverisë.

Gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë tha se jetët e humbura nuk i kthejnë dot, por të paktën ata që kanë humbur të dashurit e tyre të kenë një shtëpi.

“S’i kthejmë dot në jetë viktimat, s’e kthejmë dot kohën, por kur t’ju japin çelësin e shtëpisë familjarëve, t’i bëjmë të ndihen më mirë.”, tha Rama.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH