Aktualitet

Rama në Java: Opozita do marrë pjesë në zgjedhje, bojkoti vetëvrasje

Shkruar nga Liberale
Rama në Java: Opozita do marrë pjesë në zgjedhje, bojkoti

Kryeministri Edi Rama thotë se opozita shqiptare ka ndryshuar strategji sipas tij, sepse nuk i mëshon më tezës “o ik, o s’ka”.

Rama shprehet se opozita do të bëhet pjesë e zgjedhjeve të ardhshme sepse e kuptoi se bojkoti ishte vetëvrasje politike.

“Ajo që ka ndodhur vjet ka qenë një grahmë e madhe e fundit e një politike, e cila tek bojkoti, shantazhi, braktisja e tavolinës, ka pasur një nga kuajt e vet të betejës. Nuk do ketë më parti politike që do ti hyjë një rrugë, që u provua që s’të nxjerr asgjëkundi. Ka qenë një përpjekje me idenë që do ia dalin të krijojnë një situatë pamundësie dhe të më detyrojnë mua të pranoj një zgjidhje çfarëdo qoftë, por kjo nuk ka ndodhur.

Unë shpresoj që gjërat të ndryshojnë. Në këndvështrimin tim kanë filluar të ndryshojnë. Se me sa duket ka rënë teza që o ik o s’ka dhe s’kemi punë me institucionet dhe me procesin demokratik brenda institucioneve. Mendoj që opozita do marri pjesë në zgjedhje pavarësisht se kërkesën do e mbajë të shtruar”, tha kryeministri Rama, I ftuar në emisionin “Java”, në RTSH.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH