Aktualitet

Rama në Bubq: 200 familje do kthehen në shtëpitë e reja me 25 nëntor

Shkruar nga Liberale
Rama në Bubq: 200 familje do kthehen në shtëpitë e reja me

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar sot lagjen e re që po ndërtohet në Bubq të Fushë-Krujës

Ndërkohë Rama tha se brenda nëntorit kjo lagje do të jetë gati për afro 200 familje që u prekën nga tërmeti i 26 nëntorit.

“Ky 26 nëntor, plot 2 vjet pas tragjedisë që e goditi shumë fort këtë zonë, do të jetë dita e kthimit në shtëpi të afro 200 familjeve, në një qendër urbane të ngritur nga e para, me kushte optimale për banorët dhe komunitetin” shkruan Kryeministri krahas videos.

Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj i cili shoqëronte Ramën tha se hyrja në pallate për të zgjedhur katet do bëhet me një short publik.

“25 nëntor familjet individual do të futen në shtëpi dhe pallate. Për në pallate do të ketë një short publik dhe me transparencë do zgjedhin dhe aty do jetë e shkruar kati dhe hyrja” tha Ahmetaj.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH