Aktualitet

Rama në 30 vjetorin e Kushtetueses: Më keni vënë përballë një dileme jo të thjeshtë

Shkruar nga Liberale
Rama në 30 vjetorin e Kushtetueses: Më keni vënë

Kryeministri Edi Rama në 30-vjetorin e themelimit të Gjykatës Kushtetuese tha se, është vënë në një dilemë jo të thjeshtë dhe para një sfide të veçantë. Sipas Ramës sebepi është festiv, ushtrimi është delikat dhe skena e pazakontë.

“Më keni vënë përballë një dileme jo të thjeshtë, e sfide disi të vecantë. Sebepi është festiv, ushtrimi është delikat dhe skena e pazakontë. Kreu i pushtetit ekzekutiv para një plateje juristësh dhe gjykatësish, pra pushtetit gjyqësor pa harruar e veshët e sytë e diplomatëve të huaj të cilët kur vjen fjala te drejtësia duket se nuk ndihen të huaj në territoret e saj, madje kanë dhe një luks të veçantë që kur të duan mund ta ndajnë me publikun gëzimin ose hidhërimin për vendimet e gjykatave, çka për mua e autoritetet e këtij shteti nuk është e këshillueshme, le më e imitueshme”, u shpreh Rama.

Ndërsa më tej tha se, fjalimi i tij nuk do ishte siç e do rasti, dhe nuk do i shmangej kritikave që ka për pushtetin gjyqësor megjithëse ishte para pushtetit gjyqësor dhe ambasadorëve.

“Një fjalim përgëzuese e linear si e kërkon rasti e si e kërkon tradita këtu mbetet në kufijtë e të pamundurës për mua. Fjalim kritik mbetet po aq i pakëshillueshëm sa imitimi i diplomateve kur emocionohen publikisht për vendimet e gjykatave. Kështu që këtij kurthi joshës do mundohem t’i shmangem në kufijtë e të mundurës. Në sytë e mi çka kremtohet sot janë vetë fillimet e kushtetutshmërisë, të mbjelljes së idesë së saj si garanci e lirive individuale”, u shpreh Rama.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH