Aktualitet

Rama ndjek procesin e vaksinimit të bluzave të bardha në Shkodër

Shkruar nga Liberale
Rama ndjek procesin e vaksinimit të bluzave të bardha në

Ka nisur procesi i vaksinimit anti-covid për bluzat e bardha në Shkodër.

Në prani të kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ky proces startoi dhe në këtë qytet, ku kanë ardhur disa doza vaksine. I pari që bëri vaksinën ishte një mjek, të cilit Rama i uroi shëndet.

Ndërkohë, ministrja tha se ditën e enjte hapet dhe qendra e vaksinimit në Vlorë.

“Vaksinimin do ta infeksifikojmë. Kanë mbërritur këtu vaksinat e para. Do të hapim të enjten qendrën e vaksinimit në Vlorë dhe do të shtrijmë kështu këtë proces në gjithë vendin.”, tha ministrja.

[gallery columns="1" size="full" gss="1" ids="1184235,1184236,1184237,1184238,1184239"]

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH